Remontet e OST, 3-9 qershor pa energji disa komuna në Kurbin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në datën 3 qershor në n/stacionin e Laçit për shkak të punimeve që po kryhen nga OST, për implementimin e projektit “Linja e Trasmetimit 400 kV Shqipëri – Kosove (Tiranë – Morinë)”, ku pjesë e këtij projekti është shtrirja e përcjellësit të dytë në linjën ekzistuese 400 kV Tiranë-Podgoricë.

Për pasojë, në datat 3-9 qershor nga ora 08.00-16.00 do të mungojë energjia në disa zona të rrethit të Kurbinit: Malësia Kurbin, fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjolle, Daul, Skuraj. Gërnas, Gallatë.