Back

Remontet e OST në Gjirokastër, në datën 18 nëntor, kufizime energjie në disa zona

Me kërkesë të OST e cila po kryen remonte të planifikuara në linjën 110-12/2 Gjirokastra 1- Bistricë, OSHEE do të stakojë energjinë në datën 18/11/2015 nga ora 09:00 deri në orën 17:00 në n.stacionin Gjirokastra 1, n/stacionin Grapsh dhe subjektet private 35/0,4 kv: Amita, Pallas, Dervican, Fresh, Glina, Teknotrof, Epipllo Dekor, Morpak, Elka, Gjirofarma, Kakavija.

Zonat që mbeten pa energji gjatë kësaj kohe janë:

Lagjia 18 Shtatori, Granica, Kodra e Shtufit, Palorto, Varosh, Pazar, 18 Shtatori, Grehot, Topullaraj, Valare, Lunxheri, Andon Poci, Zona industriale, Lagjia Kordhoce, fshati Lazarat, Lagjia Cfakë, Puntore, Zinxhire, Dunavat, Manalat, Viroi, Cepo, Picar dhe Odrie, Lagjia 11 Janari, Kala, Manalat,

Lazarat, Lagjia Pllake, Dunavati dhe Kërcullë, Arshilengo, Antigone, Bulo, Libohevë, Sektori Nepravishtë, Drino, Labovë, Suhe, Zagorie dhe Polican.

Zona Reza e Zezë, Derviçan, Fshati Grapsh, Komuna Dropulli i Poshtëm, Dropulli i Sipërm.