Remontet e OST në jug, kufizime në Korcë dhe Ersekë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime në linjën 110-32 Korcë-Ersekë, në datën 19 nëntor do të ketë kufizime energjie në këto 2 qarqe.
Nga ora 08:00-deri në orën 11:00 do të mbeten pa energji nënstacioni I Ersekës dhe Mollasit që furnizojnë me energji këto zona në Kolonjë: Bashkia Ersekë, Leskovik,
Ish-komunat Qendër, Mollas, Novoselë, Barmash, Clirimi, Vithkuq.
Gjithashtu pa energji mbetet dhe HEC-et “Treska3”, Langaricë.