Back

Remontet e OST në jug më 29 qershor, pa energji disa zona në Sarandë

Me kërkesë të OST, për kryerjen e punimeve në Unazën e Jugut, linja 110 kV Babicë-Sarandë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të stakojë energjinë në datën 29 qershor në n.stacionin e Sarandës.

Për pasojë do të mungojë energjia elektrike nga ora 05.00-08.00 të mëngjesit në këto zona të Sarandës: Bashkia, Prefektura, Policia, spitali si dhe lagjet 1, 2, 3 dhe 4, ujësjellësi i Sarandës dhe zona e Ksamilit.

Leave A Reply