Remontet e OST në linjën Babice – Sarandë, kufizime energjie në Vlorë

Me kërkesë të OST e cila po kryen punime për shtrirjen e përxcjellësave në disa shtylla, në kuadër të projektit për Unazën e Jugut, në linjën 110kV Babice – Sarandë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se do të stakojë energjinë në n/stacionin Vlora në datat 14-15 dhjetor çdo dite me kthim skeme nga ora 06:00 deri në orën 16:00.

Zona pa energji në rethin Vlorë: Pjesërisht lagjet: “10 Korriku”, “Pavarësia”, “Uji i Ftohtë”, “Kalaja”, si dhe depot e Ujësjellësit D6 dhe D7.