Kërkesë e OST për stakim fidrash në Vlorë
Pranë OSHEE-së ka mbërritur kërkesa nga OST-së në lidhje me punimet që Operatori i Transmetimit po kryen për zëvendësimin e shtyllave 110 kv Nr:1 dhe Nr:2, në linjën 110kV Babicë – Sarandë (në kuadër të investimit “Unaza e Jugut”).
Për rrjedhojë të sigurisë, OSHEE është e detyruar të stakojë fidrat Vj1 dhe Vj2, dhe sipas kërkesës së OST, në lidhje me grafikun e punimeve, do të mungojë energjia elektrike nga data 9 deri më 12 dhjetor, në oraret, 6.00 deri në 16.00.
Zonat që do të mbeten pa energji janë pjesërisht Lagjet: “10 Korriku”, “Pavarësia”, “Uji Ftohtë”, “Kalaja”, si dhe depot e ujësjellësit D6 dhe D7.



