Remontet e OST në linjën Shkozet-Durrës, pa energji disa zona

Me kërkesë të OST e cila me datë 2 korrik do të kryejë remont në linjën Shkozet – Durrës-Porto-Romano, nga ora 12:30 deri në orën 15:30 do të mungojë energjia në n/stacionin e Porto-Romanos dhe disa subjekte biznesi.

Për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Durrës: zona e Kënetës, Burgu Durrës, Spitallë-Këneta, ish-Kimikja, fshati Rinia, Bisht-palla, Anta-pastrimi detar, fabrika e Kartonit.

Pa energji do të mbeten dhe subjektet private 35/0.4 kV

“Plastika”, Pulari “Duka”, karburant “Kastrati”, karburant “Elda” si dhe impiant “Gazi”.