Back

Punimet në linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, pa energji disa zona

Me kërkesë të OST e cila po kryen punime për implementimin e linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë, OSHEE do të stakojë në datën 3 korrik, energjinë elektrike në n/stacionin e Valiasit nga ora 08-00-16.00 i cili furnizon këto zona në Tiranë: Çekrezë dhe Ura e Tapizës.

Në datën 4 korrik nga ora 08.00-16.00, në vijim të punimeve të OST, do të mungojë energjia në n/stacionin e Fushë-Krujës e për pasojë nuk do të marrin furnizim këto zona:

Larushkë, Tapizë,Shelqet, Nikël, Verion, Gretë, Kërcaj, Goran, Zezë dhe rrethinat-Rinas dhe bizneset private rruga Fushë Krujë –Nikël.

 

 

Leave A Reply