Back

Remontet e OST në linjën Tiranë-Elbasan, 1-3 korrik pa energji disa zona

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë remonte në linjën 220 kV Tiranë-Elbasan, më 1-3 korrik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, do të stakojë energjinë në n/stacionin Trakora dhe Lanabregas.

Stakimi do të ndodhë gjatë intervalit kohor 08.00-16.00 e për pasojë do të mungojë energjia në disa zona në Tiranë: Antenat Televizive Dajt, Vilat Qeveritare Dajt, Televizioni Neës 24, fshatrat : Surrel, Lanabregas, Priskë, Fushë Farkë, zona e Ish-3700 (pjesërisht),Tufinë,Tujan, Ferras, Carrë, Lanabregas, Bregas, Linzë, Deli, Shkallë, Shupal, Shën-Gjergj, Zall-Bastar, Shënmëri, Gurrorja, Pompat e Ujësjellësit Tiranë, HEC-i Lanabregas, subjektet private 35/0.4 kV : “SHIU”, “TELEFERIKU”,” IMPJANTI UJIT”.

Leave A Reply