“Unaza e Jugut”, punime në n/stacionin e Sarandës, pa energji disa zona

Me kërkesë të OST, e cila po punon për implementimin e projektit “Linja Unazore e Jugut 110 Kv, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike në n.stacionin Saranda 2.

Në datën 15 shtator nga ora 08:00-12:00 s’do të marrin energji bashkia Sarandë, Prefektura, Policia, Spitali, Materniteti, Ujësjellësi, lagjet 1, 2, 3 dhe 4.