Back

Remontet e OST në n/stacionin e Vorës, pa energji disa zona

Me kërkesë të OST e cila po kryen punime në n/stacionin e Vorës, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike në datën 30 qershor nga ora 15.00-18.00.

Gjatë kësaj periudhe do të mbeten pa energji këto zona: pranë stacionit të trenit Vorë, Marikaj, bizneset në zonën Vorë-Marikaj, Marqinet-1, Marqinet-2, Gërdec, Kodër-Bërxullë, Privat-Alumini, pompat e Ujësjellësit Vorë, zona Vorë-Rinas krahu i djathtë i rrugës Vorë-Fushë-Krujë, rrethina Rinas, zona Fushë-Prezë, krahu i majtë i rrugës Vorë-Fushë Krujë.

Leave A Reply