Remontet e OST, nesër pa energji disa zona në Lezhë

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime në n/stacionin Lezhë-Lac, OSHEE do të stakojë energjinë nesër në n.stacionin e Lezhës.

Punimet do të kryhen nga ora 08.00-16.00.

Stakimi do të bëhet në orën 7.00 dhe kthimi në gjendje normale pas orës orës 23.00

Gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji disa zona si: qyteti i Lezhës, Shëngjini me komunat: Zejmen, Kallmet, Balldre, Dajç, Blinisht, Kolsh, Ujësjellësi Lezhë dhe Hidrovori Balldre.