Remontet e OSHEE, në datat 27-31 korrik, kufizime energjie në Korçë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 27-31 korrik do të kryejë punime në n.stacionin e Vranishtit në Korcë.
Përmes një axhende të planifikuar të punimeve, OSHEE njofton se në datën 27 korrik nga ora 09.00-14.00 do të ketë kufizime energjie në disa komuna të Bilishtit: Progër dhe Hoçisht
Në datën 28 korrik, ora 09:00 deri më 14:00 pa energji do të jenë bashkia e Bilishtit, Lagjia 2, dhe komunat Qendër e Miras.
Në datën 29 korrik , nga ora 09:00 deri më 14:00, pa energji do të jetë bashkia Bilisht dhe komuna Qendër.
Në datën 30 korrik nga ora 09:00 deri më 14:00, pa energji do të jenë komuna Liqenas dhe Progër në Bilisht.
Në datën 31 korrik, nga ora 09:00 deri më 14:00,
pa energji do të mbeten bashkia Bilisht me komunat Qendër, Liqenas, Progër, Miras.
