Remontet e OST, pa energji disa zona në Elbasan
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, me kërkesë të OST, do të stakojë energjinë në datën 4 qershor nga ora 09.00-16.00 në n/stacionin e Belshit, Kajan dhe Përparim, për shkak të remontit që po kryhet në linjën 110 kV Cërrik-Belsh.
Për pasojë gjatë këtij intervali kohe do të mbeten pa energji këto zona: bashkia Belsh, komunat Rrasë, Grekan, Fierzë, Kajan, në rrethin e Elbasanit, bashkia Peqin, komunat Përparim, Pajovë, Gjocaj, Shezë, Karinë.
