Remont në n/stacionin e Rrogozhinës, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 4 qershor do të kryejë remont në n/stacionin e Rrogozhinës nga ora 09.30-13.30.

Për pasojë do të mbeten pa energji disa zona në rrethin e Kavajës: Bashkia Rrogozhinë, Burgu Rrogozhinë, Malësia Rrogozhinë, Ujësjellësi Rrogozhinë, Ujësjellësi Çermë Lushnjë, Ujësjellësi Harizaj, Komuna Gosë si dhe subjektet private: fabrika e qumështit “Ferlat”, Teqja, fshatrat Karinë, Dragaj dhe Kaziaj në Peqin si dhe subjektet që furnizohen me linjën 35 Kv:

Fabrika e Sfungjerit “Klas-Bao”, Fabrika e miellit “Sinani”, Pallatet e banimit  “Komforte”.