Remontet e OST, pa energji disa zona në Shkodër

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për prerjen e pemëve gjatë trasesë së linjës në kampatat Nr.54-55, OSHEE do të stakojë ditën e hënë, 24 gusht, energjinë në n/stacionin Bushat në Shkodër, në oraret 09:00 deri ne orën 13:00.

Pa energji do të jetë N/Stacioni Bushat i Vjetër që furnizon disa fshatra në Shkodër: Bushat, Kosmaç , Plezhë, Barbullush, Rranxa, Melgushe, Mali Jushit.