Remontet e planifikuara të OSHEE, kufizime energjie në disa zona në Vlorë

920727_10153386216831523_3393786616929925130_o

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të remonteve të planifikuara në n/stacionin Tec-Vlorë, do të ketë kufizime të energjisë në disa zona nga ora 09:00-11:00 dhe në intervalin kohor 11:00-13:00, në datat 25-29 prill.

Zonat pa energji janë: “15 Tetori”, zona pranë spitalit të vjetër, lagjet “10 Korriku” , “Isa Boletini”.

Në datën 27 prill nga ora 09:00-14:00 do të stakohet energjia në n/stacionet Tec Vlorë, Skelë, Uji i Ftohtë, Radhimë, Orikum.

Zonat pa energji në Vlorë janë lagjet:  “15 Tetori”, zona pranë spitalit të Vjetër,  “10 Korriku”, “Hajro Cakërri”, “Topana”, “Partizani”, Karabashe, “Isa Boletini”, “29 Nëntori”, fshati Kaninë.

Zona e Skelës, me lagjet: Skela,  “Pavarësia” (pjesërisht),

Uji i Ftohtë me lagjet: “Pavarësia”, “10 Korriku”, “Uji i Ftohtë”, Radhimë, bashkia Orikum, fshatrat: Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat- Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum / Baza Ushtarake Pashaliman.

Në datën 28 prill do të kryhen punime në n.stacionin e Mifolit nga ora 09:00-14:00.

Gjatë kësaj kohe  mbetet pa energji n.stacioni Mifol.

Zonat që mbeten pa energji në Fier janë: Fshati Ade, Frakull e Vogël, Kashisht, Sheq, Ujësjellësi Ade.

Zonat që mbeten pa energji në Vlorë: Mifol, Skrofotinë, Panaja, Trevllazër, Akerni, Amita, Hidrovori Akerni.

Në datën 29 prill do të kryhen punime në n.stacionin Selenicë-Xhuherinë, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Zona pa energji në Vlorë: Nuk ka.