Remontet nga OST, stakim energjie në n/stacionin e Fushë Krujës

Nisur nga kërkesa e ardhur nga OST-ja për implementimin e projektit “Linja e Trasmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë, OSHEE do të stakojë energjinë për masë sigurie në punë në n/stacionin Fushë-Krujë.

Si rezultat i ketyre punimeve ju njoftojme se rrethi i Krujes   që nga data 05.05.2015 deri me datë 08.05.2015 nga ora 08.00 deri në orën 16.00 nuk do të furnizohen me energji elektrike , përkatesisht zonat në rrethin e Krujës si dhe fshatrat Halilaj , Zall,Makaresh dhe subjektet Mobileri.