Remontet nga OSHEE, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se do të kryejë punime në n.stacionin Gorican e për pasojë do të stakojë energjinë nga ora 09.00 deri në orën 14.00.

Për pasojë do të ketë mungesë të energjisë në komunën Kutalli dhe Allkaj në qarkun e Fierit dhe Beratit.

Në n/stacionin Kukës do të kryhen punime nga ora 09.00 deri në orën 13.00.

Zonat pa energji do të jenë qyteti Kukës, lagjet 2, 3, 4, 5, 7 dhe lagjia e re, lagjia Drinas, aeroporti Kukës dhe fshatrat Borje, Novoselë, Shishtavec, Topojan, Hec Cernelave.

Në stacionin Peshkopi do të kryhen punime nga ora 09.00 deri në orën 13.00 e për pasojë s’do të marrin energji disa zona në Burrel: komuna Fushë Aliaj, Arrëz, Zalldardhë, Rec, Lurë, Sllovë, Kalaja e Dodës, Hec Aras.

Në datën 5 maj do të kryhen punime në n/stacionin Shkodra 2 nga ora 10.00 deri në orën 13.00.

Për pasojë s’do të marrin energji lagjia “Qaf-Hardhi”, “Isa Boletini”, konvikti i shkollës “Safet Spahiu”, Hotel “Argent”, Pallatet parafabrikat”, Radio “Shkodra”, “Vojo Kushi”, Dergut, Ujërat e Zeza, Zhugë, Ndocaj, Dukas.

Remonte në datën 5 maj do të kryhen në n.stacionin Laç, nga ora 10.00 deri në orën 14.00.

Gjatë këtij intervali kohor s’do të marrin energji qyteti Laç me lagjet 1, 2, 4, fshatrat Gjorm, Zhej, Shen Meri, Autostrada, Fushë Gjorm (Pjeserisht), ish Kombinati, Sanxhak.

 OSHEE njofton se do të kryhen punime në n.stacionin e Banjës nga ora 9:00 deri në orën 14:00.

Zona pa energji në rrethin e Elbasanit do të jenë komuna Gostimë dhe Gjinar.

Në n/stacionin Skelë të Vlorës do të kryhen punime nga ora 09.00 deri në orën 15.00.

Pa energji do të mbeten qyteti i Vlorës dhe lagjet Pavarësia dhe Skela.

Në n/stacionin Pogradec do të kryhen punime remonti e për pasojë do të stakohet energjia nga ora 09.00 deri në orën 14.00.