Remonti i OST në linjën 110kV L110-53/b+c Orikum– Himara 3-Saranda 2, kufizime energjie në disa zona

Për shkak të punimeve të planifikuara të OST në linjën 110kV L110-53/b+c Orikum– Himara 3-Saranda 2, në datën 23 korrik do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 02:00-05:00.
Punimet konsistojnë në lidhjen e përcjellësave në shtyllën e re 39 B për sigurimin e furnizimit me energji të nst Himara e Vjetër.
Pa energji do të jenë këto zona: Himarë , Dhërmi, Jali, Vuno, Potam, Pilur, Palasë, Kudhës, Qeparo pjesërisht.