Investimet në energji, edicioni i dytë i “Energy Expo & Forum 2018” zhvillohet në Tiranë në datat 5-6 tetor

Në datat 5-6 tetor do të zhvillohet në Tiranë në Expocity Albania, edicioni i dytë i forumit për energjinë “Energy Expo & Forum 2018”.

Fokus i diskutimeve do të jenë investimet në energji, potencialet e mëdha që kanë vendet e rajonit si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Kroacia dhe Serbia.

Ligji i ri për Energjinë e Rinovueshme miratuar vitin e kaluar dhe kuadri ligjor i rregulluar do të krijojë perspektiva të reja për investime dhe bashkëpunim.

Risia e këtij edicioni të dytë është pjesëmarrja e pothuajse të gjitha vendeve të rajonit dhe më gjerë si dhe temat që do të trajtohen,sic janë çështjet mjedisore, ndryshimet klimatike, çështjet e teknologjisë së ndërtimit në lidhje me efikasitetin e energjisë etj.

“Ditët e energjisë për rajonin” do të mbledhin në Tiranë prodhuesit e sektorit të energjisë së rinovueshme, duke u bërë platforma kryesore B2B për investitorët, zhvilluesit dhe konsulentët.

Pjesëmarrësit në forum do të këshillohen në të gjithë spektrin e sektorit të energjisë në lidhje me mundësitë, procesin e tenderimit dhe sfidat, me një fokus të veçantë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe të ardhmen e energjisë në Shqipëri dhe rajon.