Remonti i OST në nst Farkë, kufizime energjie në disa zona
Për shkak të remontit të planifikuar të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST në nst Farkë, në orët e para të mëngjesit të datës 12 shtator, do të ketë kufizim të energjisë elektrike në intervalin kohor 03:30-07:00.
Pa energji do të mbeten këto zona: Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Mullet, Vishnje, Komuna Farkë (Pallate prane kopshtit Botanik), Stallat Sauk, TEG, Vilat.
