Remonti në linjën 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), 23-24 tetor kufizime energjie në disa zona në Durrës

Njoftim për abonentët Durrës

Stakim, data 23-24 Tetor

Për shkak të punimeve që do të kryhen në linjën 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), në datat 23-24 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Durrës

23 tetor/Shijak, Breg Lumi, Sukth, Biznese gjatë autostradës, “4 Rrugët”, Maminas – Shijak, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi Lura, Shënavlash

24 tetor/ Shënavlash, Vrinë,
Qyteti Rinia, zona djathtas hyrja e Durrësit ( ish keneta) Porto Romano, rruga “Aleksandër Goga”, Spitallë