Reshjet e shiut në Berat, stakohet energjia në n.stacionin e Kucovës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se ka stakuar energjinë në n.stacionin e Kucovës rreth orës 15.17 min.
Sipas informacioneve në terren, mësohet se ky nënstacion rrezikon të përmbytet për shkak të daljes nga shtrati të një përroi pranë tij si pasojë e reshjeve të shiut.
Edhe n/stacioni i Beratit është pa tension dhe po punohet për heqjen e ujit nga n/stacioni.