Avari në n/stacionin Valias, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të dëmtimit të linjës Tirana-Mëzez vazhdon të jetë pa energji pjesërisht n/stacioni Valias.

Deri në eliminimin e defektit, kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranë: Bërxullë, Domje, Bathore, Çekrezë, Zona deri te Ura e Tapizës, Laknas- rrethinat Laknas, Kamëz rrethinat pjesa Veriore, Kamëz rrethinat pjesa Veri-Lindore, Kamëz rrethinat pjesa Jugore.

Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit.