Back

Rikonstruksioni i kabinave, 24 korrik kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Në kuadër të investimit në rrjetin e shpërndarjes në kryeqytet për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 24 korrik do të kryhen punime në dy nga kabinat që furnizohet nga NST Qendër dhe NST Kashar.Më poshtë zonat që preken nga kufizimi i energjisë në Tiranë:

09:00-14:00

Zona pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe 3 pallatet 9-katëshe që janë pranë kësaj kabine, Rruga “Prespektiva” pranë rrethrrotullimit Vorë

14:00-18:00

Rruga “Industriale”