Rikonstruksioni i kabinave, ja zonat ku do të punohet në datën 19 maj

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve për zbatimin e projektit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 19 maj, nga ora 10:00-16:00, do të punohet në kabinën “Myslym Keta 1” dhe “Tipografia Ushtarake”.
Pa energji gjatë kësaj periudhe do të jenë: rruga “Myslym Keta” pjesërisht, rruga “Xhanfize Keko” në Porcelan pjesërisht.