Remontet e OST, kufizim energjie më 25 korrik në disa zona në Tiranë

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për shtrimin e fibrës optike, OSHEE do të stakojë energjinë për kryerjen e punimeve në linjën 220 kV në n/stacionin Elbasan 1-n/stacioni Tirana 1, në n/stacionin Lanabregas, Traktora dhe n/stacionin Kinostudio, nga ora 08.00-16.00.

Për pasojë, ditën e shtunë më 25 korrik nuk do të marrin energji disa zona në Tiranë, kryesisht zona e Farkës, zona rreth Sanatoriumit, komuna Dajt (pjesërisht), zona e Ish-3700 (pjesërisht), Tufina, Ferras, Carre, Lanabregas, Bregas, Linzë, Deli, Surrel, Priskë, Fushë-Farkë.

Gjatë intervalit kohor 12.00-14.00,  pa energji do të jenë dhe pompat e Ujësjellësit Tiranë, antenat televizive Dajt, Vilat Qeveritare Dajt, Hec-i Lanabregas, fshatrat: Shkallë, Shupal, Shëngjergj, Zall-Bastar, Shënmëri si dhe subjektet private 35/0.4 kV: “SHIU”, “Teleferiku”, ‘Impianti I ujit”, “Gurrore”.

Po gjatë ditës së shtunë, nga ora 12.00-14.00 do të stakohet fidri 221, i n/stacionit pranë Pallatit të Kongreseve, për shkak të kufizimit të ngarkesës.

Për pasojë nuk do të marrin energji gjatë këtij intervali kohor zona e Saukut, Pallati i Brigadave, rr.”Bektash Berberi”, rruga “Astrit Kola”, rr.”Selimm Brohja”, Vila 4, fshati SOS, shkolla e Policisë.