Remontet e OST në linjën e Ulzës më 29-30 korrik, pa energji disa zona në Rrëshen

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE, njofton se në datën 29-30 korrik nga ora 08.00-16.00 do të ketë kufizime në disa zona në Rrëshen, për shkak të punimeve që do të kryejë OST, operatori i Transmetimit në linjën 110-3 Ulëz-Shutrri-Kurbnesh-Hec Lurë.

Për pasojë, do të kenë kufizim energjie këto komuna: Derjan, Rukaj, Macukull, Selitë, fshatrat: Tarazh, Mollaj, Trojzë, Prosek, Jezull, Sheshaj, Lurth, Kazaq, Rrushkull, Shtrezë.