Situata e shqyrtimit të ankesave për agjencinë Lezhë
Në adresë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, për periudhën janar-mars 2016, janë depozituar rreth 407 ankesa, nga të cilat 205 ankesa për mbifaturim dhe 202 për afrofe nga abonentët në agjencinë e Lezhës.
Nëse përllogarisim numrin e faturave të lëshuara për 3 mujorin në agjencinë e Lezhës, rreth 65 mijë fatura të lëshuara, në raport me 20 mijë abonentë aktivë që ka kjo agjenci, rezulton se vetëm 0.6 përqind e totalit të faturave janë ankimuar pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit të OSHEE. (0.3% e zë mbifaturimi)
Nr. i ankesave te zgjidhura per 3 mujorin e pare te 2016 eshte ne linje me zgjidhshmerine e ankesave te OSHEE’s ne masen qe kalon 90%
OSHEE thekson se për cdo rast të evidentuar për mbifaturim, ka marrë masa ndëshkimore ndaj lexuesve, gjithashtu ka sistemuar të gjitha rastet e konstatuara të drejta.
Nga ana tjetër, OSHEE u bën thirrje të gjithë abonentëve të cilëve u është refuzuar ankesa pas shqyrtimit e verifikimit korrekt nga ana e specialistëve tanë, të kryejnë pagesat e faturave të ankimuara, me qëllim që të mos penalizohen si debitorë ndaj kompanisë.