Stakim në linjën e Velipojës, OSHEE kufizim energjie në disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për stakimin e detyruar të Linjës 30-50 Shkodra2 – Velipojë sot nga ora 13:00 deri në orën 13:45.
Për pasojë do të mbeten pa energji disa zona në rrethin Shkodër: Komuna Oblikë; Komuna Bërdicë; Komuna Dajç; Komuna Velipojë; Zona Velipojë; Hidrovoret “Ças”; “Vilu”
Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e situatës në normalitet.
