Avari në n/stacionin e Zbarravës, pa energji komuna Vithkuq
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se si rezultat i dëmtimit të Shkarkuesit të Zbarrave 35kV ka dalë në avari n/Stacioni Rehovë.
Për pasojë ka mbetur pa energji komuna Vithkuq në rrethin e Korcës.
Brigada e OSHEE po punon në terren për normalizimin e situatës.
