Back

Tiranë, defekt në n/stacionin e Kombinatit, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton për një avari që ka ndodhur në n/stacionin e Kinostudios ku është dëmtuar kablli.

Për pasojë ka mbetur pa energji një pjesë e zonës së Babrrusë.

Po sot ka pësuar defekt fidri nr.2 në n/stacionin TEC I cili ka shkaktuar kufizim të energjisë tek abonentët në një pjesë të zonës së Kombinatit.

Gjithashtu është stakuar dhe transformatori në n/stacionin Zogu i Zi, si masë sigurie pasi ka rënë niveli i vajit.

Për efekt ngarkese janë stakuar dhe 2 fidra, nr.1 dhe Fidri Nr.6.

Për këtë shkak nuk ka energji në disa zona si rruga ”Babë Rexha” , rruga ” Muhamet Gjollesha”, rruga ”Mina Peza”, rruga”Manastiri Ri”, rruga ”Don Bosko”, Zona reth pallatit të Sportit “Asllan Rusi”si dhe zona pranë ish shkollës së Partisë.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë tek abonentët.

Leave A Reply