Tiranë, dëmtohen kabllat, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për një avari që ka ndodhur gjatë natës në n.stacionin rajonal në Tiranë e cila ka lënë pa energji disa zona.

Nga informacionet e grupeve të OSHEE, dega rajonale Tiranë, të cilët janë në terren për riparimin e defektit, mësohet se ka dëmtime terminale të kabllove 20 kV.

Për pasojë kanë mbetur pa energji abonentët e rrugës “5 Maji” si dhe rruga e Dibrës.

Grupet e punës po punojnë për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë.