Remont në n/stacionin e Kombinatit, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE, njofton për kufizim të energjisë gjatë ditës së sotme si pasojë e remontit që do të kryhet në n/stacionin e Kombinatit.

Si rezultat i këtyre punimeve do të ketë kufizim të energjisë elektrike deri në orën 12 në këto zona: Rruga “Bektash Berberi” ; Rruga “’Astrit Kola”’; Rruga “Selim Brohja”; Sauku; Zona e pallatit të Brigadave; Fshati Sos; Shkolla e Policisë; Lanabregas; Bregas; Linzë; Deli; Surrel; Priskë; Fushë Farkë; Antenat televizive; Vilat qeveritare Dajt.

Kufizim energjie do të ketë dhe në fshatrat : Shkallë, Shupal, ShënGergj, Zall Bastar, Shënmëri si dhe në subjektet private “SHIU” , ‘’Teleferiku’’, ‘’Impjanti i ujit’’