Back

Vijojnë punimet në disa kabina, ja zonat me kufizime energjie në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në kuadër të projekteve për fuqizimin e rrjetit elektrik, nesër më datë 4 shkurt do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet.
Pa energji gjatë orarit 09:00-13:00 do të jenë: rruga “Vllazën Huta, afër Ministrisë së Jashtme, pjesërisht,.

Në intervalin kohor 09.30 – 14.30, do të kufizohet energjia në zonën midis rrugës “Hamdi Sufa” dhe rrugës “Hodo Beg” pjesërisht.
Në datën 6 shkurt do të kryhen punime në një tjetër kabinë në Tiranë gjatë intervalit kohor 09.30 – 12.30.
Pa energji do të jetë rruga e Elbasanit afër Liceut Artistik pjesërisht, rruga “Preng Bibë Doda” pjesërisht,.
Gjatë intervalit kohor 09:30-13:30 do të mbeten pa energji zona pranë Cirkut, Estrada, zyra, biznese pas Muzeut Kombëtar, pjesërisht.
Ora 09.30 – 13.30, pa energji rruga “Myslym Keta”, pjesërisht.