Punime në linjën Lanabregas – Qaf Mollë, pa energji disa zona rurale dhe pompat e ujit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ElektrikE, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen për riparimin e izolatorëve të dëmtuar, nesër, në datën 10 gusht do të stakohet energjia në një segment të linjës 35kV L30-15 Lanabregas – Qaf Mollë, nga kabina Surrel 35/0.4kV, N/Stacioni Qafë Mollë.

Punimet do të kryhen nga ora 09:00-14:00.

Pa energji gjatë kësaj kohe do të mbetet N/Stacioni QafëMollë, fidrat e fshatit 10kV dhe pompat e Ujësjellësit Tiranë, fshatrat: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, ShënGjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje si dhe Pompat e ujësjellësit Tiranë.