Akuzat e PD, OSHEE: Pretendimet të pabaza, fatkeqësia të mos përdoret politikisht

Keqardhje për deklaratën e Partisë Demokratike që përpiqet të përfitojë politikisht nga çdo fatkeqësi.

E vërteta është se i ndjeri Llazar Nasi, si mbi 197 mijë abonentë të tjerë të OSHEE ka lidhur kontratë me kompaninë për të paguar permes kësteve mujore detyrimet e prapambetura.

Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë.

Të  tria këto fatura janë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, kësisoj pretendimi për mbifaturim është i pavërtetë.

Teksa ngushëllojmë familjen Nasi për humbjen e njeriut të tyre të dashur, i kërkojmë edhe njëherë Partisë Demokratike të mos akuzojë pa fakte, të lërë punonjësit e kompanisë të bëjnë detyrën e tyre në respekt të ligjeve të shtetit dhe mbi të gjitha, të mos përdorë mizorisht fatkeqësitë e qytetarëve për përfitim politik.