Back

Avari në linjën 30 kV Shijak–Manzë–Vorë, pa energji disa zona në Tiranë e Durrës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e një defekti në linjën 30 kV Shijak – Manzë – Vorë, është stakuar energjia në këtë linjë e për pasojë kanë mbetur pa energji n/stacioni Manzë dhe Vorë.

Zonat që mbeten pa energji në rajonin e Tiranës janë: zona pranë stacionit të Trenit Vorë, Marikaj, zona Vorë-Marikaj, Pompat e Ujësjellësit Vorë, rruga (Vorë-Rinas), Fabrika e Aluminit, Gërdec, Markqinet, Gjokaj , Kodër Berxull, Prezë.

Zonat që mbeten pa energji në rajonin e Durrësit: Manzë, Kthesa e Ariut-Kullë, Rrushkull, Jubë, Hamalle, Shkafane, Ishëm, Kepi Rodonit, Gjiri Lalzit (pjesërisht), Bilalaj, Radë.

Brigada e OSHEE po punon për riparimin e shpejtë të këtij defekti.