Avari në linjën Burrel-Bulqizë-Peshkopi, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të stakojë energjinë elektrike pas kërkesës së OST për të kryer punime në linjën Burrel-Bulqizë-Peshkopi e cila ka pësuar avari si pasojë e dëmtimit të shtyllës dhe thyerjes së izolatorëve.

Si pasojë në datën 21 maj, nga ora 05.00-06.00 nuk do të marrin energji disa komuna në rrethin e Matit: Kurdari, Lis, Gurrë, Xibër dhe bashkia e Klosit.

Në rrethin e Bulqizës do të mungojë energjia në bashkinë e Bulqizës dhe komunat: Fushë-Bulqizë, Zerqan, Krastë, Shupenzë, Gjoric, Ostren, Trebisht, si dhe minierat: Bulqizë, Bater, Krastë dhe HEC-et: Martanesh, Peshk, Koka dhe Trebisht.

Pa energji do të mbesin dhe disa komuna në qarkun e Dibrës: bashkia e Peshkopisë, komuna Tomin, Kastriot, Muhur, Luzni, Selishtë, Maqellarë, Melan, Fush-Alie, Arras, Zalldardhë, Reç, Lurë, Sllovë, Kalaja e Dodës dhe fshatrat e Kukësit: Arran, Kalis dhe Bushtricë si dhe HEC-et: Selishtë dhe Aras.