Avari në n/stacionin e Vorës, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton për një avari që ka ndodhur sot në mëngjes në n.stacionin e Vorës rreth orës 09.55.

Për shkaqe sigurie është stakuar energjia në n.stacion e për pasojë kanë mbetur pa furnizim disa zona në Tiranë si: zona pranë stacionit të Trenit në Vorë, Marikaj, zona Vorë-Marikaj, Marqinet, Gërdec, Kodër Bërxullë, Gjikaj, Ura e Limuthit si dhe subjektet private: “Alumini” dhe pompat e ujit në Vorë.

Pas punës intensive të brigadës së avarisë, n/stacioni i Vorës është kthyer në gjendje pune dhe është normalizuar situata e furnizimit me energji.