Avari në linjën Koplik-Vrakë-Shkodër, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të stakojë energjinë në linjën Koplik-Vrakë-Shkodra 3, nga ora 10.00-14.00 për shkak të një avarie në n/stacionin Vukpalaj.

Për pasojë nuk do të marrin energji n.stacionet Vrakë, Dobraç dhe Shkodra 3 që furnizojnë abonentët që banojnë në disa komuna të Shkodrës: bashkia Shkodër me lagjet Kiras, Lopçej dhe Livadhe, subjektet private: reparti i përpunimit të telit, reparti I përpunimit të tubave plastikë.

Pa energji do të jenë gjatë këtij intervali kohor dhe disa komuna në Malësinë e Madhe: Gruemirë, Vrakë, si dhe disa subjekte private.