Remontet e OST, pa energji disa zona në Përmet

Në bazë të kërkesës së bërë nga OST-ja dhe kontraktori i punimeve “Energoinvest”, në zbatim të kontratës për ndërtimin e Unazës së linjave të jugut dhe rikonstruksionit të pjesshëm të nën/stacionit Përmet, Operatori I Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE, do të stakojë energjinë në n/stacionin e Përmetit.

Për pasojë do të mbeten pa energji elektrike nga ora 08:00 deri në 14:00, bashkia e Përmetit dhe komunat: Petran, Çarshovë, Frashër, Piskovë dhe HEC-i Langaricës.