Remonte në linjën e Shkozetit, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë elektrike në n/stacionet e Durrësit dhe Porto Romanos për shkak të remonteve që do të kryhen në linjën 30-32 Shkozet-Durrës.

Për pasojë do të ketë kufizim të energjisë nga ora 09.30-13.30 në këto zona: Zona e ish Kënetës, Burgu, Spitalla, ish Kimikja, fshati Rinia, Bisht-palla, Anta-pastrimi detar, fabrika e Kartonit, si dhe tek subjektet private që furnizohen me linjën 35/0.4 kV: Plastika, Pulari “duka”, karburant “Kastrati”, karburant “Elda” dhe impiant “Gazi”.