Avari në n.stacion, disa zona në Fier pa energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të një avarie në n.stacionin Jagodinë në Fier, mbeten pa energji disa zona në këtë qark.

Ndërprerja e energjisë përfshin intervalin kohor 13.15-15.20 të ditës së sotme, 3 gusht.

Zonat pa energji janë: qyteti i Roskovecit, Komuna Zharës dhe fshatrat Jagodinë, Marinëz, Kuman, Vidhisht, Luar, si dhe fiderat e naftës.

Avaria në n/st Jagodinë u eleminua dhe skema u kthye ne normalitet në orën 15:08.