Remontet e OST, 4-5-6 gusht pa energji disa zona në Vlorë

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për shtrirjen e përcjellësave në linjën 110 kV Sarandë-Babicë, OSHEE do të stakojë energjinë në n/stacionin e Himarës, në datat 4-5-6 gusht nga ora 04.00-08.00.

Gjatë këtyre ditëve do të mbeten pa energji elektrike këto zona në qarkun e Vlorës: qyteti i Himarës, lagjia “Potam”, Qeparo, Kudhës, Porto-Palermo.