Avari në n.stacionin e Shupenzës, disa komuna në Bulqizë e Dibër pa energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për një avari që ka ndodhur sot në n/stacionin e Shupenzës.
Për pasojë  kanë mbetur pa energji disa komuna në rrethin e Bulqizës: komuna Shupenzë, komuna Gjoricë, komuna Ostren, komuna Trebisht, Heci ‘’Trebisht’’.
Si pasojë e punimeve në n/stacion do të stakohet energjia dhe në n/stacionin e Shupenzës, Vojnikë, Peshkopi dhe Fushë Alie e cila mbulon me energji disa komuna në Dibër si bashkia e Peshkopisë, komuna Maqellarë, komuna Melan, komuna Tomin, komuna Kastriot, komuna Muhur, Luzni, Selisht, Fushë Alie, Aras, Zalldardhë, Sllove, Rec-Lurë si dhe HEC-et Aras, Selishtë, Muhur dhe dogana e Bllatës