OSHEE, Çela: Mbajmë premtimin, nisim zbatimin e planeve konkrete të investimeve për 2015

ADMINISTRATORIAdministratori i OSHEE, z.Adrian Çela ka deklaruar sot gjatë një konference për mediat se kompania do të nisë zbatimin e planit konkret të investimeve në rrjetin energjetik.

Gjatë komunikimit të tij me gazetarët, kreu i OSHEE, është ndalur dhe tek situata e lidhjes së aktmarrëveshjeve nga abonentët debitorë , ku i ka bërë apel atyre të nxitojnë të përfitojnë nga skema lehtësuese pasi nuk do të ketë më shtyrje të afatit të vendosur deri më 31 mars për të kryer shlyerjen e debive me këste.

Fjala e Administratorit të OSHEE, z.Adrian Çela

Deri më tani, publiku është njohur me ecurinë e arkëtimeve, të cilat paraqiten tejet pozitive, aq sa tashmë, jemi të bindur për të hedhur hapin tjetër: atë të investimeve.

Në shkurt mblodhëm 70 milionë dollarë! Gati dyfish më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga muaji janar e deri më tani (data 25 mars), kemi mbledhur 170 milionë dollarë dhe besojmë se me ecurinë e deritanishme, do të realizojmë objektivin e vendosur: deri në fund të vitit të mbledhim 54.8 miliardë lekë (gati gjysmë miliard dollarë).

Këto të dhëna financiare na japin më shumë garanci për investimet, të cilat jemi gati t’i nisim. Këtu dua të ndalem pak më gjatë, pasi ky do të jetë viti i investimeve konkrete, me vlerë 55 milionë dollarë.

Më konkretisht do të investojmë në këto sektorë:

  • 991 milionë lekë në Ndërtim Nënstacionesh
  • 2.73 miliardë lekë në Ndërtim rrjeti TM dhe Kabina transformimi
  • 820 milionë lekë në Ndërtim rrjet TU ABC
  • 711 milionë lekë në sistemin e Matjes
  • Me investimet ne synojmë:
    1. Rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në ato zona të cilat kanë pasur problematikë më të madhe të kesaj natyre sipas kategorisë së konsumatorëve bazuar mbi analizat e viteve të fundit

     

    1. Përmirësimin e nivelit te humbjeve teknike dhe jo-teknike duke perzgjedhur zonat më problematike

     

    1. Rritjen e sigurisë së impianteve për të garantuar personelin, komunitetin dhe vet impiantin

    E thënë më qartë, me këto investime, ne parashikojmë t’i ulim humbjet me 4.1%, që do të thotë një vlerë e kursyer me të paktën 20 milionë dollarë!!

    Për Nënstacionet, kemi në plan investimi:

    • Ndërtimin e Nënstacionit 110/ 35 dhe10 kV Çorovodë
    • Fuqizimin e Nënstacionit Qendër
    • Rikonstruksionin e Nënstacionit Golem
    • Rikonstruktohen nga ana ndertimore Koçuli në Vlorë, Hysgjokaj në Berat si dhe rikonstruksioni ndertimor i 10 Nënstaacioneve të ndryshme në Veri

    ndertimin e n/stacionit te Gjirokastres

     

    Këto janë investime mjaft strategjik, që krahas garantimit dhe rritjes së cilesisë së furnizimit do të ketë edhe një impakt pozitiv përsa i përket rregullimit të humbjeve teknike.

    Sa i takon investimeve në rrjetin e Tensionit të Mesëm, veçoj:

    • Ndërtimin e 6 fiderave dalës nga N/st-in 110/20 kV Tirana Qendër
    • Ndërtimin e rrjetit TM në zonën e Kënetës, Spitalles
    • Ndertimin e fiderit 332 n/st Selitë
    • Kalimin në rrjet 20 kV i kabinave të fidërave të N/st Karbit
    • Dhe një sërë investimesh të tjera në ndërtim dhe rikonstruksion rrjeti TM të shpërndara kryesisht në rajonet Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër

    Këto investime prekin më shumë se:

    • 150 km linje te tensionit te mesem 20 kV
    • 170 kabina transformimi 6/10/20/0.4 kV
    • 30 000 abonentë

    Në pjesën investime në tensionin e ulët dhe rrjetin ABC, dua të veçoj investimet në zonën e Kënetës, Spitallës, në zonat më problematikë të Tiranës dhe rajonet e tjera sipas zërave në tabelën e investimeve të shpërndara në çdo rajon.

     

    Zonat në përgjithësi dhe ne vecanti kabinat ekzistuese ku do nderhyet me rrjet ABC kane nje nivel te larte humbjesh teknike per arsye te rrjetit primitiv dhe te sajuar pa asnje kusht teknik, për këtë arsye është domosdoshmëri kryerja e investimeve për kthimin e ketij rrjeti brenda standarteve të kerkuara.Keto investime prekin me shume se:

    • 400 km linjë dhe 30 000 abonentë

    INVESTIMET INOVATORE

    OSHEE nuk do të ndalet këtu, pasi në investimet tona parashikohen edhe projektet inovative, kryesisht, në drejtim të shërbimit ndaj konsumatorit, me vlerë afro 5 milionë dollarë.

    Ndër to përmendim:

    • infoKiosk-at, të cilat do të vendosen në qendra publike, ku çdokush mund të informohet në lidhje me shërbimet e OSHEE, dhe të paguajnë faturën e dritave përmes kartës bankare
    • arkiva dixhitale, ku përmes së cilës mund të ndiqet në kohë reale statusi i ankesës apo kërkesës së klientit në kohë reale

     

    Të tjera projekte janë gati dhe kanë nisur implementimin, si pagesa e faturës së energjisë elektrike me kartë bankare kudo që ndodheni, pagesa përmes telefonit celular, sikurse kemi lidhur kontratë bashkëpunimi me pikat e transfertave.

     

    Projekte ambicioze në drejtim të sigurisë së të dhënave është ajo e Smart Maters (matësat inteligjentë) dhe SCADA.

    • Detajet e projektit të parë tashmë i kemi bërë publike dhe puna do të nisë në muajin prill, me vendosjen e 10 mijë copëve.
    • E dyta, projekti SCADA, synon kontrollin në kohë reale të ngarkesës, balancimit si dhe humbjeve në rrjet