Avari në në linjën Korçë-Maliq, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se sot në mesditë, rreth orës 12.40 ka ndodhur një avari në linjën Korçë-Maliq, si pasojë e së cilës kanë mbetur pa energji n.stacionet Maliq, Lozhan, dhe HEC-et: Verba, Strelca dhe Shalës.

Po ashtu u është ndërprerë energjia dhe abonentëve që furnizohen nga këto n.stacione që banojnë në zonat: Bashkia Maliq, komuna Gorë, Libonik, Moglicë si dhe tre hecet e sipërpërmendura.

Brigadat e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin sa më parë të energjisë elektrike tek abonentët.