Remontet e OST, kufizim energjie deri të premten në disa zona në Krujë

Nisur nga kërkesa e OST për implementimin e projektit “Linja e Trasmetimit 400 kV Shqipëri – Kosove (Tiranë – Morinë)”, OSHEE do të stakojë energjinë nga data 13 maj-15 maj, gjatë intervalit kohor 08.00-16.00.

Për pasojë s’do të marrin energji elektrike disa zona në rrethin e Krujës, qyteti, Malësia e Krujës, Krasta, Burgu i Krujës, subjektet private : fabrika e këpucëve dhe fabrika e përpunimit të drurit si dhe Antenat e Rinasit.

Nga data 13 maj-26 maj do të ketë mungesë energjie në n.stacionin e Fushë-Krujës që furnizon lagjen juglindore të qytetit të Fushë-Krujës dhe fshatrat Larushkë, Tapizë, Shelqet, Nikël, Verion, Gretë, Kërcaj, Goran, Zezë si dhe subjektet private në rrugën Fushë-Krujë-Rinas.